Njëmbëdhjetë aksidente dje në Shkup, shtatë persona të lënduar

0
1

Shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta në shatë nga 11 gjithsej aksidentet në komunikacion që ndodhën gjatë ditës së djeshme, ndërsa në katër aksidentet janë shkaktuar dëme materiale.

Nga SPB Shkup njoftojnë se dje policia rrugore ka sanksionuar 27 vozitës të cilët kanë vozitur me shpejtësi të madhe, pesë persona janë sanksionuar për shkak të tejkalimi në semafor me dritë të kuqe, tre për shkak se nuk kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve dhe katër persona janë sanksionuar për sjellje jo të hijshme.

Nga komunikacioni janë ç’kyçur 20 vozitës dy prej të cilëve kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, 16 vozitës pa patentë shoferi. Kanë qenë të ç’kyçur edhe dy vetura se nuk kanë qenë në gjendje të rregullt dhe 11 vetura për shkak se nuk kanë qenë të regjistruara.

Janë sanksionuar edhe 98 vetura të cilat nuk kanë qenë të parkuara në mënyrë jo të rregullt, ndërsa me ndihmën e “merimangës” janë larguara 79 vetura./Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani nje koment
Ju lutemi shkruajeni emrin tuaj ketu