Detajet për 20 vjeçarin që humbi jetën në vendin e punës

0
3

I riu nga Mushtishti i Suharekës ka humbur jetën sot në një pompë derivatesh rrugës për në qytetin e Lipjanit.

Kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka, ka dhënë detaje lidhur me rastin.

Ai tha se i riu ka humbur jetën gjatë pastrimit të rezervuarëve të naftës.

“Pompa e derivateve ku ka punuar i riu ndodhet në drejtim të Lipjanit, një djalë mbi 20 vjeç ka qenë duke i pastruar kazanat e karburanteve, e ka kap makina për dore dhe e ka mbyt”, tha Beka.Lexo po ashtu:

Vdes i riu nga Mushtishti që mori lëndime të rënda në vendin e punës

Vdes i riu nga Mushtishti që mori lëndime të rënda në vendin e punës

Rasti i vdekjes së 22-vjeçarit po cilësohet si “vdekje e dyshimtë” nga organet e hetuesisë.

“Trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, shtoi Beka.

Ndryshe, në vitin që lamë pas, në vendin e punës në rrethana të njëjta, pasiguria në punë, humbën jetë 23 punëtorë.

Nga ky numër, sipas Inspektoratit të Punës, 12 ishin punëtorë të ndërtimtarisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani nje koment
Ju lutemi shkruajeni emrin tuaj ketu