Thaçi i reagon ministrit të Sllovakisë, e këshillon të sigurojë njohjen për Kosovën

0
0

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajcak sa i përket çështjes së dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi duke iu referuar Lajcak në cilësinë e ish-kolegut, e ka sugjeruar ta njoh Pavarësinë, e jo të jep këshilla bujare për Kosovën.

Thaçi ka theksuar se Pavarësia, Ushtria, dhe barazia në Evropë janë të panegociueshme.Lexo po ashtu:

Hoxhaj ministrit sllovak: Opinioni i Sllovakisë do të ishte më kredibil po ta njihnit Kosovën

Hoxhaj ministrit sllovak: Opinioni i Sllovakisë do të ishte më kredibil po ta njihnit Kosovën

“I nderuar ish kolegu, Miroslav Lajcak, ndihmoje Sllovakinë të njohë fillimisht Kosovën – ose të paktën si kryetar i OSBE-së le të kemi një zë në OSBE në Vjenë, para se të jepni këshilla kaq bujare për Kosovën. Pavarësia jonë, ushtria jonë dhe barazia jonë në Evropë janë të panegociueshme”, shkruan Thaçi në Twitter, transmeton Telegrafi.Lexo po ashtu:

Lajçak: Sllovakia është kundër idesë për shkëmbim të territoreve

Lajçak: Sllovakia është kundër idesë për shkëmbim të territoreve

Reagim kishte edhe nga Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Në vend se të predikojë, Hoxhaj tha se Sllovakia duhet të bëhet shembull me veprimet e veta. /Telegrafi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani nje koment
Ju lutemi shkruajeni emrin tuaj ketu