​Minatorët e “Trepçës” në grevë

0
0

Minatorët e minierës së “Trepçës” kanë hyrë sot në grevë, ku kërkojnë rritjen e pagave.

Ndërrimi i parë i minatorëve nuk ka hyrë në minierë të punojë, po ashtu edhe ndërrimi i dytë e ka mbështetur ndërrimin e parë, duke vazhduar me grevë.

Arsyet e grevës janë pakënaqësitë ndaj institucioneve shtetërore të cilat, sipas tyre, nuk kanë përmbushur kërkesat e tyre, të bëra më parë.

Sindikata e minatorëve ka njoftuar se greva do të vazhdojë edhe nesër, ku kërkesa kryesore është rritja e pagave deri 20 për qind, ndërsa kanë edhe kërkesa të tjera

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani nje koment
Ju lutemi shkruajeni emrin tuaj ketu