A LEJOHET QË MUSLIMANËT TA FESTOJNË VITIN E

0
5

A lejohet Festimi i vitit të ri ?!

Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kahmoti ka thënë një fjalë, që në ditët tona shohim realizimin e saj. Ai tha: “Do t’i pasoni traditat e popujve që kanë qenë parajush, pëllëmbë pas pëllëmbe, krah pas krahu, madje edhe nëse hynë në vrimën e hardhucës do t’i pasonit”. (Buhariu, Muslimi)

Prej fatkeqësive që i kanë goditur muslimanët, përveç atyre që i ka mëshiruar Allahu, është po ky realitet, përgjasimi i tyre me të pafetë, jehudët dhe të krishterët.
Shpeshherë i
sheh disa prej tyre duke imituar traditat e të huajve, veshëmbathjen e tyre, madje edhe duke i madhëruar festat tyre.

Konflikti ndërmejt të vërtetës dhe të pavërtetës do të jetë prezent deri sa ekziston bota. Përngjasimi i një grupi të muslimanëve më të devijuarit dhe nga ana tjetër mbetja e një grupi i cili do të përqëndrohet në të vërteten janë ligje të paracaktuara të Allahut. Kjo nuk do të thotë që t’i nënshtrohemi këtij realiteti të hidhur e as të ndjekim rrugën e të humburve sepse ai i cili na ka paralajmëruar për këtë kohë na ka tërhequr vërejtjen që mos të bëhemi pre e saj.

Pikërisht festimi i Viti të Ri sipas kalendarit Gregorian, na bën të qartë atë që përmendëm më lartë, duke patur parasysh faktin se festa e Vitit të Ri është festë e jomuslimanëve. A thua vallë ka fatkeqësi më
të madhe se pasimi i armiqve dhe zënia e tyre për miq?!

Veni re se ç’thotë All-llahu i Madhëruar:

“Dhe mos anoni kah ata që bëjnë zullum e për atë shkak t’ju kap zjarri, sepse përveç All-llahut nuk keni ndonjë mbrojtës, e mbeteni të pandihmuar.” (Hud, 113)

“O ju që keni besuar! Mos thuani: Na përcill, po thuani: Na shiko, dhe respektoni! Mos-besimtarët kanë dënim të dhembshëm.” (Bekare, 106)

Ibën Kethiri, All-llahu e
mëshiroftë, gjatë komentimit të këtij ajeti thotë: “Në këtë ajet ka ndalesë të rreptë dhe kërcënim të ashpër për atë që imiton kafirat (jobesimtarët) në fjalë, vepra, veshëmbathje, festa, (rituale) ibadete ose në ndonjë çështje tjetër që nuk është e ligjshme për ne.”

Nga sunneti i pastër mund të veçojmë fjalën e Pejgamberit çsal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Kush i përngjan një populli ai është prej tyre.”

Dijetarët islam, në kuptimin e fjalës “kush i përngjan një populli” thonë: “Kush vishet si ata, ndjek rrugën e tyre, sillet sikur ata, bën punët e tyre, ai është i njejtë me atë
popull në shikimin e ligjit islam dhe me këtë meriton dënimin botën tjetër, përfundimin e kanë të njëjtë, varësisht prej asaj sa ka marrë prej tyre dhe sa i ka imituar. Këtë e themi duke u nisur nga fakti se ndërmjet formës dhe brendësisë ka lidhshmëri dhe pajtim. All-llahu subhanehu ve teala] e ka dërguar Pejgamberin çsal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me ligj dhe rrugë të qartë. Fjalët, veprat dhe sjelljet që i rekomandon ky legislacion janë plotësisht të ndryshme nga ato të atyre që u është hidhëruar All-llahu (jehudive) dhe të humburve (krishterëve). Nisur nga parimi i sipërthënë konkludojmë se nuk e zëvendëson ligjin apo rrugën islame me ligjet e pabesimtarëve përveç atij që në zemër ka sëmundje dhe dyshime, qofshin ato ngurrime apo nifak (hipokrizi).

S’ka dyshim se festat dhe të ngjashmet, si kremtimet, ushqimet, pijet, të veshurit,
zbukurimi, lojërat dhe pushimet janë gjëra që e joshin njeriun e sidomos gratë dhe fëmijët.

All-llahu i lartëmadhëruar e din se ëndjet e njerëzve anojnë kah këto gjëra dhe për këtë shkak ka ligjësuar dy festa: Fitër Bajramin dhe Bajramin e Kurbanit, pastaj ndaloi pjesëmarrjen me kafirat në cilëndo festë të tyre. Këto janë festat që i ligjësoi Allahu i madhëruar. Disa musliamnë, për fat të keq, duke dashur të bëjnë mirë, u munduan t’i bindin muslimanët për të festuar Vitin e Ri sipas kalendarit lunar, mirëpo ata me këtë treguan naivitetin e tyre dhe moskuptimin e tyre të fesë islame sepse Allahu nuk na ka ligjësuar këtë festë. Sikur të kishtë ndonjë mirësi në festimin e Vitit të Ri sipas kalendarit lunar me siguri do ta kishim ligj të fesë tonë, do ta kishte festuar Muhamedi alejhis-selam dhe gjeneratat e arta të islamit. Obligim i
muslimanëve është të pasojnë të parët e tyre në praktikimin e fesë e jo të shpikin ligje e festa sepse po e hapëm këtë derë duhet të presim që të gjitha datat e rrëndësishme të historisë islame t’i bëjmë festa e pushime dhe kështu të bëhemi edhe me qesharak se jobesimtarët.

Pjesëmarrja me kafirat (jobesimtarët) në festat e tyre le gjurmë të dëmshme për fenë dhe dunjanë e njeriut:

E para: Lëshimi pas kënaqësive që gjenden në këto festa joislame shkakton ftohjen e njeriut prej festave që i ka ligjësuar All-llahu, humbet dashuria dhe madhërimi i tyre, dhe me këtë pakësohen punët e mira dhe dëshpërohen shpirtrat.

E dyta: Festat janë pjesë e legjislacioneve dhe feve, madje ato janë karakteristikat e tyre. All-llahu i lartëmadhëruar thotë:

“çdo popull i kemi caktuar festë (fetare) që ata e festojnë…” (Haxhxh, 67)

Pra, secili që përputhet me kafirat (jobesimtarët) në festat e tyre, fundin e ka në kufër – mosbesim (me kushtet e tij), e ai që përputhet me ta vetëm në disa festa, ai ka rënë në disa degë të kufrit.

E treta: S’ka mëdyshje se atë që e bëjnë kafirat në festat e tyre është mëkat, madje edhe nëse janë të lejuara veprat e tyre, duhet ditur se e kanë
origjinën haram. Ndonjëherë kafirat i zbukurojnë ato vepra, duke i quajtur me emra të ndryshëm si nga ana sportive, kulturore apo shoqërore me qëllim që t`i shpiejnë muslimanët atje ku duan.

E katërta: Ai që merr pjesë me kafirat në festat e tyre, sado pak qoftë ajo, do të ndodhë që më shumë t’i pasojë ato, e kur të bëhet kjo gjë e rëndomtë dhe e njohur, atëherë bie në këtë grackë edhe masa e gjërë derisa të bëhet traditë e tyre, mandej mund të arrihet edhe deri te më e keqja aq sa bëhet kufër të cilin nuk e mohon askush.

Disa muslimanë të cilët i ka mashtruar shejtani i japin liri vetes në këtë aspekt, blejnë dhurata, i veshin fëmijët me roba të reja, harxhojnë pasuri, gëzohen dhe këmbejnë urime
ashtu që kjo është bërë sikur të ishte festë e muslimanëve. Jo! Por, ajo ka dominuar në shpirtrat e tyre dhe është bërë më e bukur se festa të cilën e ka bërë të ligjshme All-llahu i Lartësuar, me gojën e krijesës më të mirë Muhammedit çsal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

E pesta: Imitimi i kafirave në festat e tyre i gëzon ata dhe kënaqen me atë që kanë. Kur shohin muslimanët duke pasuar rrugën e tyre, u rritet zemra dhe i nënçmojnë. Kjo u është mundësuar, për fat të keq në ditët tona siç mund të vërehet.

E gjashta: Atë që e bëjnë kafirat nëpër festat e tyre është ose kufër ose haram, por ka edhe gjëra të lejuara të cilat s’mund t’i dallojë një pjesë e madhe e popullit. Pra mosdija shpie deri te
lejimi i punëve të kufrit duke i quajtur ato punë të pëlqyera.

E shtata: Pjesëmarrja me kafirat në festat e tyre si dhe imitimi i tyre i shpie muslimanët t’i marrin sjelljet dhe veset e tyre, sepse imitimi dhe bashkëveprimi i tyre në përditshmëri lë gjurmë të qarta në brendësinë shpirtërore edhe pse në një mënyrë graduale e të fshehtë.

E teta: Imitimi dhe pjesmarrja bashkë me kafirat në festat e tyre (e këto janë punë të dukshme), trashëgon njëfarë dashurie dhe miqësi ndaj tyre në brendësi, sikur që trashëgon përgjasimi në punë të jashtme. Kështu është në punët e dunjasë, e kur është fjala për çështjet fetare siç është edhe kremtimi i festave të tyre, atëherë dashuria dhe miqësia bëhet edhe më e
madhe dhe më e fortë. Dihet shumë mirë, se dashja e kafirave dhe miqësimi me ta kundërshton dhe mohon imanin (besimin).

Gjëra që duhet t’i dijë çdo musliman

1) Asnjërit prej muslimanëve nuk i lejohet ta festojë Vitin e Ri, të marrë pjesë me kafirat dhe t’i pasojë ata në veprat e tyre, pa marrë parasysh se si i quajnë ata këto vepra.

2) Kërkohet prej muslimanëve që në marrëdhëniet mes tyre të përdorin kalendarin islam i cili llogaritet me muajt hënor dhe të lirohen nga kjo mbërtheckë e pasimit të perëndimorëve, siç është përdorimi i kalendarit Gregorian.

3) Fetë tjera, lidhur me mijëvjetorëshet kanë besime fetare, epilog i të cilave është ardhja e një Mesihu prej mesit të tyre, i cili do të dalë dhe do t’i udhëheq ata që ta sundojnë botën, e ne muslimanët besojmë se Mesihu i vërtetë është Isa [alejhis-selam], biri i Merjemes, i cili do të zbresë në tokë kur t’i lejojë All-llahu dhe se ai do të gjykojë me ligjin islam dhe do t’ua mohojë të krishterëve besimet e tyre të kota dhe çdo gjë që ata pretendojnë.

4) Atë që besojnë disa njerëz se viti 2001, është vit i konflikteve ose fundi i botës, ose se ai vit ka veçori që nuk i ka ndonjë vit tjetër, të gjitha këto s’kanë bazë të vërtetë, por ato janë vetëm bestytni dhe pretendime. (Qoftë i madhëruar Allahu!
Vetëm Atij i besojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë kërkojmë. Këto fjalë janë shkruar para dy viteve, atëherë kur gati tërë bota jomuslimane dhe disa muslimanë të gjorë e të paditur prisnin të ndodhin çudira sepse ashtu pretendonin librat e tyre “të shenjtë”. Ku janë paragjykimet e tyre të zbrazëta nga realiteti? A nuk mjafton kjo dhe raste të ngjashme për t’u bindur mendjemëdhenjtë, të mësohen të paditurit dhe të kthehen të humburit në rrugën e drejtë?)

5) Bashkimi me kafirat në festimet e tyre është i ndaluar rreptësisht, mandej ndodh që ky bashkim në disa forma ta nxjerr njeriun nga feja islame. Duhet ditur se të gjitha llojet e pjesëmarrjes dhe bashkimit janë të ndaluara qoftë ajo ndejtje me ta, shkuarje në shtetet e tyre apo përgatitje e ushqimeve etj.

6) Pjesëmarrja me kafirat në festat e tyre ndikon keq te muslimani në fenë dhe jetën e tij. Prandaj mos mashtroheni me fjalë të ëmbëla dhe lajka.

Borxh i muslimanëve është që t’i frikohen All-llahut e të largohen nga shoqërimi me kafirat në gjëra të kota, të mos i mashtrojë jeta e kësaj bote dhe bukuritë e saja të rrejshme, të përforcohen në fenë e tyre të përsosur, pasi që i ka udhëzuar All-llahu, dhe të kenë frikë nga devijmi i zemrave, sepse pas devijimit nuk udhëzohen më. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “…prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të Dërguarit) se ata do t’i zë ndonjë telashe, ose do t’i godasë dënimi i idhët.” (Nur, 63)

Ky ajet u kërcënohet atyre që
e kundërshtojnë rrugën e Pejgamberit çsal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe ligjin e tij. Të tillët “i godet dënimi” që është kufri (mosbesimi) ose nifaku (hipokrizia), ose mund t’i godas dënim i idhët në dunja, në ahiret apo në të dyja.

Vetëm prej All-llahut kërkojmë ta përmirësojë gjendjen e muslimanëve në çdo vend dhe të na ndihmojë të kapemi për librin e Tij dhe sunnetin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani nje koment
Ju lutemi shkruajeni emrin tuaj ketu