Shumë shpejt fillon ndërtimi i Xhamisë Qendrore në Prishtinë, vendoset tabela informuese

0
9

Pas një pritje të gjatë në çështjen e Xhamisë Qendrore në Prishtinës, si duket kësaj teme po i vie fundi.

Të martën në vendin ku është paraparë të ndërtohet xhamia më e madhe në kryeqytet, është vendosur një tabelë informuese se do të fillojnë punimet.

Ndryshe, ky objekt i besimit Islam pritet të jetë njëri nga më të mëdhatë në Ballkan, dhe është i financuar nga Dijaneti i Turqisë, institucioni që merret me organizimin e jetës fetare Islame në shtetin turk, ku do të ketë një kosto nga 35 deri në 40 milionë euro.

Xhamia Qendrore lokacioni i të cilës është në lagjen “Dardania” afër objektit të Telekomit të Kosovës, ishte bërë temë diskutimi mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës për lëshimin e lejes për fillimin e ndërtimeve.

Ndonëse, Komuna e Prishtinës gjatë vitit të kaluar ia kishte dhënë dritën e gjelbër këtij institucioni fetar për nisjen e punimeve dhe për kushtet ndërtimore, këto punime nuk kishin nisur.

Ndërtimit të kësaj xhamie i kishin paraprirë një varg protestash nga komuniteti mysliman, të cilit kishin kërkuar që ky objekt kulti të ndërtohet përballë Katedrales “Nënë Tereza” në oborrin e fakultetit Filologjik.
Mirëpo, pas konsultave ndërmjet kryetarit të Prishtinës dhe Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) është arritur konsensus që xhamia të ndërtohet në lagjen Ulpiana. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani nje koment
Ju lutemi shkruajeni emrin tuaj ketu