Gjermania ndihmon FSK-në me 44 automjete dhe pajisje tjera

0
4

U mbajt aktiviteti i pranim-dorëzimit të donacionit të KFOR-it gjerman, dhënë Forcës së Sigurisë së Kosovës në vlerë prej 329.281.78 euro.

Në këtë donacion përfshihen 44 automjete dhe pajisje të tjera.

Gjenerali Rrahman Rama, pas marrjes së donacionit nga KFOR-i gjerman, tha se Gjermania ishte ajo që e ndihmoi FSK-në, në fillimet e ngritjes së saj.

Sipas tij, FSK-ja është institucioni më i besueshëm në vend. 

“Ishte Gjermania ajo që në fillim të ngritjes së FSK-së në vitin 2009, na ndihmoi. Automjetet që po i marrim sot do të jenë në nivel të rritjes së transportit të FSK-së. FSK-ja është institucioni më i besueshëm në vend. Do të vazhdojmë të jemi shembulli më i mirë në rajon. Jam krenar për vajzat dhe djemtë tanë”, ka thënë Rama.

Ndryshe, në fund të këtij viti, pas një qëndrimi prej gati dy dekadash në Prizren, përfundon përdorimi i Kampit Fushor nga ana e ushtarakëve gjermanë, të cilët misionin e tyre e kryejnë në kuadër të Trupave Paqeruajtëse të NATO-së.

Përkundër tërheqjes nga Prizrenit, Kontingjenti gjerman do të mbetet edhe më tutje në kuadër të KFOR-it.

Në këtë kontekst me 2019 do të jenë të stacionuar në Prishtinë, rreth 70 ushtarë gjerman.

Kështu Gjermania do të mbetet e pandryshuar në listën e dhjetë vendeve me praninë më të madhe të ushtarëve në kuadër të misionit të KFOR-it. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani nje koment
Ju lutemi shkruajeni emrin tuaj ketu