Myftiu Tërnava uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit

0
11

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Tërnava tha se të martën, më 21 gusht 2018 është dita e parë e festës së Kurban Bajramit, që për besimtarët myslimanë ka rëndësi të madhe.

“Ua uroj festën e Kurban Bajramit qytetarëve të Kosovës, besimtarëve, vëllezërve e motrave tona në mërgatën e largët, me lutjen drejtuar Allahut që haxherëve tanë t’ua pranojë haxhillëkun, të pranojë prej nesh prerjen e kurbanëve si dhe popullin tonë ta begatojë me mirësi, siguri dhe prosperitet”, tha Tërnava.

“Nesër më 21 gusht 2018 është dita e parë e festës së Kurban Bajramit, e cila për ne besimtarët myslimanë ka një rëndësi të madhe. Siç e dini, festat te ne nuk janë thjesht festa, por edhe momente të rëndësishme reflektimi. Ato dallojnë, jo për shkak të ambientit dhe natyrës festive, por për shkak të mësimeve, këshillave dhe mesazheve përmbajtjesore që përcjellin”, tha Tërnava.

Myftiu theksoi se Kurban Bajrami është festë në të cilin me gjuhë dhe zemër shprehim besimin në Zot, duke iu përkushtuar atij me tërë qenien dhe duke ia kushtuar çdo adhurim.

“Kurban Bajrami është festa e cila vjen pas kryerjes së njërit nga kushtet e Islamit, pas Haxhit dhe prerjes së Kurbanit. Ata që kanë mundësi materiale duhet të prejnë Kurban që të gëzojmë të varfrit”, tha ai. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani nje koment
Ju lutemi shkruajeni emrin tuaj ketu