Danimarka ndalon me ligj mbajtjen e burkës në publik, gjobitet 28-vjeçarja

0
11

DANIMARKE – Në Danimarkë hyri në fuqi ligji që ndalon mbulimin e plotë të fytyrës përmes veshjes specifike të njohur si burka. Një 28-vjeçare u përball një ditë me parë me gjobë pasi kishte shkelur këtë ligj duke ecur në rrugë e mbuluar tërësisht.

Ligji u miratua me 75 vota pro dhe 30 kundër në Parlament ne muajin maj dhe hyri në fuqi në gusht. Ata që do të shkelin këtë kufizim do të detyrohen të paguajnë një gjobë prej 1.000 krona ose rreth 157 dollarë, ndërsa në rast përsëritjeje gjobat do të 10-fishohen.

Teksti i legjislacionit të ri nuk përmend në mënyrë specifike femrat myslimane, por thekson se “kushdo që vesh një mbulesë që fsheh fytyrën në ambiente publike do të ndëshkohet me gjobë”.

“Amnesty International” e ka përshkruar votimin në Danimarkë si një “shkelje diskriminuese e të drejtave të grave”. Por, Gjykata Evropiane e të Drejtave të
Njeriut la në fuqi vitin e kaluar ligjin belg që ndalon mbulimin e plotë të fytyrës, duke thënë se harmonia sociale në këtë vend respekton të drejtat individuale për shprehjen e besimit fetar.
(BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani nje koment
Ju lutemi shkruajeni emrin tuaj ketu