Dy orë pritje për të hyrë në Kosovë

0
11

Mërgimtarët që kanë filluar të vinë në Kosovë për t’i shfrytëzuar pushimet verore, në pikën kufitare në Merdare janë duke pritur deri në dy orë.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufitar, pritjet më të mëdha janë në piken kufitare në Merdare, ku kolona është e gjatë mbi 350 metra, ndërsa duhet të presin deri në dy orë.

Sipas njoftimeve të fundit të kësaj qendre, pritje me kohë të gjatë nuk ka në pikat tjera kufitare.

Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës, të premten ka miratuar Rezolutën për heqjen e kontrolleve kufitare për bashkatdhetarët. Kjo rezolutë parasheh heqjen e procedurave të rregullta për periudhën 15 korrik 2018 –15 shtator 2018.

Zbatimi i kësaj rezolute pritet të lehtësojë dukshëm qarkullimin e bashkatdhetarëve dhe do t’i japë fund pështjellimeve procedurale nëpër pikat kufitare. /Telegrafi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani nje koment
Ju lutemi shkruajeni emrin tuaj ketu