Hungaria është “e hapur” për të biseduar me Gjermaninë për migrantët

0
4

Hungaria është e “hapur” për negociata me Gjermaninë, për marrëveshje bilaterale për migrimin, ka njoftuar një zëdhënës i qeverisë hungareze, derisa liderët e Bashkimit Evropian takohen në Bruksel për të biseduar për këtë çështje, e cila kërcënon Qeverinë e kancelares gjermane, Angela Merkel, transmeton Reuters.

“Në margjina të samitit evropian, Qeverisë hungareze, i është afruar Gjermania për të zhvilluar negociata dypalëshe”, ka thënë ky zëdhënës.

“Pozicioni i Hungarisë për migrimin është i qartë, mirëpo ne jemi gjithmonë të hapur për dialog, kjo është natyra e Evropës”.

Pavarësisht kësaj, ka pak mundësi që Budapesti t’iu përgjigjet të gjitha kërkesave të Berlinit, pasi kryeministri hungarez, Viktor Orban ka refuzuar të pranojë azilkërkuesit, të cilët Merkel dëshiron t’i shpërndajë në gjithë bllokun.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani nje koment
Ju lutemi shkruajeni emrin tuaj ketu