Vazhdojnë gjobat për mungesë të ulëseve të veçanta për fëmijë

0
13

Ditëve të fundit Policia e Kosovës ka shtuar kontrollet për pajisjen e makinave me ulëse të veçantë për fëmijë deri në moshën 12 vjeçare. Sipas zyrtarëve të Policisë, ata vetëm po e zbatojnë ligjin. Ndërsa qytetarët mendojnë se kjo është një gjë shumë e mirë, pasi pajisja me ulëse të veçantë i siguron fëmijët.

Pajisja e makinave me ulëse për fëmijët deri në moshën 12 vjeçare është e rregulluar me ligjin për komunikacion në Republikën e Kosovës. Disa nga qytetarët pjesëmarrës në komunikacion deklaruan për televizionin publik se përdorimi i ulëseve të veçanta për fëmijë i siguron këta të fundit gjatë udhëtimit me makina.

“Unë jam për t’i obliguar prindërit që të pajisen me ulëse për fëmijë. Fëmijët po i vërejmë që po i ulin përpara, kjo është shumë e rrezikshmi, prandaj fëmijët duhet të kenë ulëse. Patjetër që duhet fëmijët të kenë ulëse, kjo është dashur moti të bëhet, sepse është për sigurinë e fëmijëve”, tha një qytetar nga Prishtina.

Ndërkaq për Policin e Kosovës që ditët e fundit i ka intensifikuar kontrollet në trafik pikërisht për çështjen e ulëseve, thotë se ata vetëm po e zbatojnë ligjin. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi tha se policia ka shqiptuar dhjetëra gjoba deri më tani dhe se do të vazhdojnë të kontrollojnë vozitësit.

“Fëmijët nën moshën 12 vjeç dhe me lartësi nën 150 centimetra duhet të kenë një ulëse të veçantë. E nëse vozitësit nuk janë të pajisur me këtë ulëse do të gjobiten nga policët të cilët patrullojnë në rrugë”, tha Krasniqi.

Për mos pajisjen më ulëse për fëmijët nën moshën 12 vjeçare, vozitësit do të gjobiten nga 100 deri në 300 euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani nje koment
Ju lutemi shkruajeni emrin tuaj ketu