SHBA sjell qindra mjete ushtarake të blinduara në Shqipëri

0
0

Ushtria shqiptare duket se do të pajiset së shpejti me disa mjete të tjera tokësore dhe të blinduara. Albanian Armed Forces, njoftojnë në faqen zyrtare se 70 blinda për transport strategjik priten të zbarkojnë këto ditë në Shqipëri nga US ARMY (dërgesa e parë) dhe në muajt në vazhdim do vijnë dhe 180 të tjera

Mjetet luftarake të Ushtrisë së SHBA-ve.

Shqipëria do i paguajë Amerikës vetëm 15 milionë euro për to, pjesa tjetër vjen si shpërblim për punën e mirë dhe kontributin kolosal të Forcave të Armatosura në misionet në Afganistan e më gjerë.

Blinda.

Kjo shifër e çon numrin total të blindave në Shqipëri në rreth 950 ose sa dyfishi i Serbisë.

Përveç kësaj Shqipëria ka një kontratë 10 milion euro me Italinë për furnizimin e ushtrisë Shqiptare me rreth 5000 armë automatike të kalibrit NATO duke hequr kështu nga Shërbimi Kallashnikovin dhe duke e kaluar në armatim rezervë.

Po ashtu ekziston një kontratë me Turqit, por nuk dihet se çfarë armatimesh do merren.

Theksojmë se ne nuk flasim zyrtarisht në emër të Ministrisë së Mbrojtjes. Këto janë thjeshtë interpretime bazuar nga deklaratat publike (të aksesueshme për të gjithë) të ministrisë si dhe raportimit të ministres në komisionin e sigurisë. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani nje koment
Ju lutemi shkruajeni emrin tuaj ketu