alarmuese ndotja e ajrit në Prishtinë

0
12

Pas disa ditësh të përmirësimit të cilësisë së ajrit në Prishtinë, është rikthyer sërish shkalla e lartë e ndotjes.

 

Mbrëmjen e së enjtes cilësia e ajrit në kryeqytet ka qenë më e keqe se asnjëherë më parë, transmeton Telegrafi.

Aktualisht nga matja e fundit që është bërë në orën 21:00, cilësia e ajrit është në nivelin 346 ppm (grimca në milion), e që sipas Qendrës për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane, kjo shifër konsiderohet “shumë e rrezikshme”.

Vlen të përmendet se në orën 20:00 niveli i ndotjes së cilësisë së ajrit ka qenë më i lartë në 484ppm./Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani nje koment
Ju lutemi shkruajeni emrin tuaj ketu