Qëllohet për vdekje oficeri i policisë në Moskë

Një polic rus është vrarë në Moskë nga një grup personash që dyshohet se mund të jenë të lidhur me të ashtuquajturin Shteti Islamik.

Sipas “The Sun”, të shtënat me armë ndodhën në një stacion të braktisur zjarrëfikje.

Një tjetër oficer policie mësohet se ka mbetur i plagosur nga ky sulm. Autorët hapën zjarr kur u ndaluan nga policët dhe i kërkuan dokumente identifikimi.

Një zëdhënës i policisë tha se dyshohet që të kenë qenë të paktën 5, personat që sulmuan efektivët e policisë. Tre prej tyre mësohet se janë arrestuar, ndërsa u sekuestruan një pistoletë dhe një pushkë.

Ndërkohë mediat ruse raportojnë se autoritetet shkatërruan një celulë të ISIS, në Dagestan. Ata dyshohet se po planifikonin sulme në Moskë. /tvklan.al

RRETH AUTORIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stafi Radio Ahireti është themeluar që nga viti 2008 i njohur si Radio Chat Islam, Radio Ahireti aty vazhdoj me aktivitetet e ndryshëm me Emisione Hoxhalarë të ndryshëm që nga viti 2015 është hapur Radio Ahireti.

Leysestraat 25/2 Beringen Belgium
Call: +32488913806
Email: Info@radio-ahireti.com

Merr Njoftime