Arrestohet Ramush Haradinaj

0
7

Policia franceze ka arrestuar sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai është arrestuar në bazë të urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Haradinaj ndodhet në ndalim në një burg në Francë, ndërkohë që autoritetet franceze kanë njoftuar ato kosovare për arrestimin e tij, shkruan Insajderi.com.

Edhe familja e Haradinajt ka thënë për RTK se kreu i AAK-së është arrestuar në Francë, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia.

Televizioni publik nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me arrestimin.

Haradinaj më herët ishte arrestuar edhe në Slloveni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani nje koment
Ju lutemi shkruajeni emrin tuaj ketu