Alarm i rrejshëm, nuk janë gjetur bomba në Moskë

0
15

E plotësuar)- Policia ruse bën të ditur se nuk është gjetur asnjë bombë në stacionin hekurudhor në Moskë në të cilin më herët ishin evakuaur njerëzit pas paralajmërimeve për bombë, transmeton Reuters.

Mediat ruse më herët kanë njoftuar se rreth 3 mijë njerëz janë evakuuar nga vendi ku gjenden tri stacione hekurudhore të Moskës për shkak të një thirrje anonime se në to janë të vendosura bombat.

Mediat raportojnë se ky alarm doli të jetë i rrejshëm.

Alarm për bombë, evakuohen tre stacione treni në Moskë

Një alarm serioz për bombë në Moskë ka bërë që më shumë se 3.000 pasagjerë dhe pjestarë të stafit të stacionit të trenit të evakuohen menjëherë.

Sipas mediave ruse, ishin telefonatat paralajmëruese për shpërthime ato që mobilizuan menjëherë autoritetet për marrjen e masave. Policia pritet të kryeje kontrollet për lëndë eksplozive në stacionet hekurudhore Kazanski, Leningradski dhe Jaroslavski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani nje koment
Ju lutemi shkruajeni emrin tuaj ketu