Keni dëgjuar më parë për terapi me anë të thumbit të bletëve?

Terapia me anë të bletëve është pjesë e trajtimeve mjekësore alternative e cila përdor helmin e bletëve për të kuruar disa sëmundje shumë të rënda.

Kjo metodë e mjekësisë alternative, e quajtur “apiterapi”, përdor polenin, helmin e bletëve, peltet mbretërore dhe mjaltë në procedurat e saja. Në këtë rast ne do të studiojmë vetëm pjesën që merret me procesin ku përfshihen drejtpërsëdrejti bletët. Duhet përmendur se është një proces i dhimbshëm, por mbështetësit e kësaj metode thonë se përfitimet dhe dobitë ia vlejnë.blete
Support Casa LA

Pickimi i bletës ka shumë veti shëruese dhe ndihmon në përmirësimin ose zhdukjen e sëmundjeve kronike dhe autoimune, si:

-Sklerozën e shumëfishtë
-Alergjitë
-Artritin
-Disa probleme kardiovaskulare si aritmia
-Tensionin e lartë të gjakut
-Hipogliceminë
-Variçet
-Çrregullimet në ciklin menstrual
-Sëmundje të lëkurës si melanoma ose hipersensivitet
-Disa sëmundje nervore

Lista e sëmundjeve që ajo kuron në fakt nuk mbaron me kaq, por vazhdon edhe shumë. Lajmi i mirë është se kjo procedurë, edhe pse shumë e dhimbshme, është e sigurt dhe pa pasoja. Lajmi i keq është se numri i personave të specializuar për kryerjen e kësaj procedure është shumë i vogël .

Si kryhet saktësisht kjo procedurë?

Tradicionalisht kjo procedurë kryhet duke përdorur bletë të gjalla të cilat do ta lëshojnë thumbin e tyre në pjesë të caktuara të trupit. Personi që ka marrë përsipër të kryejë procedurën duhet ta dijë me saktësi se ku duhet të lëshohet thumbi. Përveç faktit që bleta duhet vendosur në zonën e infektuar, shumë nga praktikuesit njohin pikat e duhura të akupunturës. Koha më efikase për helmin e bletës është në përfundim të pranverës dhe fillimit të vjeshtës. Kjo sepse gjatë kësaj kohe bletët kanë mundësi të mbledhin më shumë polen dhe kjo i lejon ato të prodhojnë një helm më të fuqishëm se zakonisht.

A është kjo terapi me të vërtetë efikase ?

Shumë persona dyshojnë tek efiçenca e kësaj procedure , por nga ana tjetër ka shumë persona që dëshmojnë për rezultate pas kësaj kure. Helmi që vjen nga thumbi i bletës ka shumë substanca aktive, si proteina, aminoacide dhe enzima. Gjithashtu përmban elemente që luftojnë inflamacionin dhe dhimbjen.

Duhet përmendur se trajtimi me anë të pickimit të bletëve mund të shkaktojë skuqje, dhimbje, inflamacion dhe fryrje. Në fakt të gjitha këto efekte anësore tregojnë se terapia është duke funksionuar. Sa më të rënda të jenë pasojat në dukje, aq më i shpejtë ka për të qenë shërimi. Ka një pjesë njerëzish të cilët janë alergjikë ndaj pickimit të bletëve dhe për këta persona ndërmarrja e një procesi të tillë mund të shkaktojë vdekje në rast se nuk trajtohet shumë shpejt. Prandaj është e rëndësishme ta dini që më përpara se të ndërmerrni përsipër kryerjen e procedurës, nëse jeni ose jo alergjikë.

RRETH AUTORIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stafi Radio Ahireti është themeluar që nga viti 2008 i njohur si Radio Chat Islam, Radio Ahireti aty vazhdoj me aktivitetet e ndryshëm me Emisione Hoxhalarë të ndryshëm që nga viti 2015 është hapur Radio Ahireti.

Leysestraat 25/2 Beringen Belgium
Call: +32488913806
Email: Info@radio-ahireti.com

Merr Njoftime