Hoxhe Fadil Musliu

0
53

Hoxhë Fadil Musliu – Podujevë (Prishtinë)
Hoxha i nderuar Fadil Musliu, u lind me 26. shtator 1970 ne Sibofc te Podujevës.
Shkollen fillore e kreu ne vendlindje me sukses te shkëlqyeshëm, te mesmen ne Medresen “Alaudin” ne Prishtinë. Pas përfundimit të medreses kreu shërbimin ushtarak, pas shërbimit ushtarak fillon punën imam dhe ligjerues në xhaminë “Pirinaz” në Prishtinë, këtu punoi afër një vit. Pastaj në vitet 1992-1995 shërbeu imam, mësues dhe ligjerues në xhaminë e Hogoshtit te Kamenices. Ne Hogosht kaloi momentet më të paharrueshme të rinisë së tij ku edhe përfitoi shumë nga hoxhollarët e kësaj ane. Pasi hapet Fakulteti i Studimeve Islame ne Prishtinë ai regjistrohet në gjeneratën e parë të këtij fakulteti, aty i ndoqi studimet deri në vitin 1995 kur edhe pranohet në Universitetin Islamik “Muhamed bin Saud” në Rijad të Arabisë Saudite. Në këtë universitet ka të kryer institutin e gjuhës arabe, pas kryerjes së institutit të gjuhës vazhdon studimet në fakultetin e “Thirrjes islame” të cilin e përfundon me sukses. Gjatë qëndrimit në Rijad pati rastin të takohet me dijetarët eminent si: shejkh Bin Bazi, shejkh Xhibrini, shejkh Feuzani si dhe të dëgjoj ligjeratat e tyre. Pas përfundimit të studimeve kthehet në Kosovë ku fillon detyrën e imamit në xhaminë e “Tregut” në Prishtinë ku shërbeu tri vite me radhë, më pas Këshilli i Bashkësisë Islame të Prishtinës e transferon imam dhe ligjerues ne xhaminë “Kodra e Diellit” , detyrë të cilen e kryen edhe tani.
Studimet posdiplomike i vazhdon në Universitetin “Xhinan” të Libanit në drejtimin “Shkencat e Kuranit dhe komentit të tij”.
Hoxha i nderuar është aktiv në sferën e Davetit, ku me ligjeratat fetare-edukative dhe këshillat e tij në rrafshin psikologjik ndihmon xhematin dhe muslimanët kudo që është nevoja. Mban ligjerata të rregullta në Prishtinë në xhaminë e tij, me studenta në konvikt, në Podujevë, herë pas here në qytetet tjera dhe në diasporë.
Hoxha jonë është ndër bashkëpuntorët e parë në Radio Pendim, ky bashkëpunim filloi në vitin 2007 dhe vazhdon sot e kësaj dite, ku hoxha ka emisionin e rregullt javor “Drita e së vërtetës”.
Hoxha herë pas here është prezent edhe në emisione të ndryshme në kanalin televiziv “Pc-tv”.
Poashtu ai është aktiv edhe në recenzimin e disa librave të rëndsishëm si: 1.”Medarixhu salikin” (Rrugët e njerëzve të devotshëm) të Ibnul Kajimit. 2.”Tuhfetul meudud biahkamil meulud”(Një buqetë lulesh për fëmijen tuaj…) të Ibnul Kajimit. 3.”Ruaje Allahun e Ai të ruan ty” të Dr. Aid el Karnit etj.
Hoxha është anëtarë i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës në mandatin 2012-2016.
Hoxha është i martuar ka tre djem, dy prej tyre medresant.
Email : fadilmusliu1@hotmail.com
Tel : 00377 44 264 023

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani nje koment
Ju lutemi shkruajeni emrin tuaj ketu