Fidush Aliu

0
28

Biografia e jetes dhe veprimtarise Fidush Aliu
I lindur ne Saraj te Shkupit, R e Maqedonise, me 28 dhjetor 1972. Shkollen fillore te kryer ne Saraj, e gjimnazin e pergjithshem dhe njekohesisht edhe medresene paralelisht e ka kryer ne qytetin e Shkupit. Me pas studimet I vazhdon ne Fakultetin Filologjik ne Shkup, dega e Letersise dhe gjuhes Shqipe. Ende gjate femijerise eshte marre me mesimin e leximit te Kur’anit dhe mesimeve te para ate Islamit, e poashtu edhe me perpilimin e teksteve te para te kengeve fetare- ilahive dhe kendimin e tyre. Fidush Aliu ishte nder te paret apo mund te themi fidani I pare qe regjistroi kenge fetare – ilahi ne audio kasete ne trojet shqiptare. Ne vitin 1995 ai nxorri ne skene pernjehere dy albume, atekohe egzistonte vetem sistemi Audio kasete. Dy albmet titulloheshin: “OPejgamber” qe permbante 8 pika me ilahi dhe Kur’an. Dhe albumi I dyte ishte “Toka eshte e Zotit” njesoj me 8 pika te ilahive. Ne keto dy albume shoqerues te zerit e kishte shokun e tij te afert Nazmi Aliun, dhe ne bashkepunim te regjistrimit te ketyre dy albumeve e ka bere ne studion modeste qe e mbante vete Fidushi bashke me shokun e tij Mihred Orucin. Me pas ne vitin 2006 e nxjerr ne skene albumin “Te therrasim” me tete kenge fetare – ilahi, ne te cilin album shumicen e ilahive vete I ka perpiluar tekstet dhe melodite. Kete album e ka te regjistruar ne studion e Eroll Jakupit ne Shkup. Ne janar te vitit 2013 e lanson kengen fetare “ Lutja e te varferit” me tekst nga Agron Islami, dhe kjo ishte ilahia e pare edhe me video klip. Po te njejtin vit ne korrik e nxjerr ne skene edhe ilahine “Malli per baben” njesoj me video klip, dhe qe llogaritet nje nder ilahite me te sukseshme deri me tani ne reportoarin e Fidush Aliut. Mos te harrojme se Fidush Aliu eshte nder te paret qe ka kenduar ilahi ne dasmat islame dhe ne manifestimet apo tribunat fetare, I rregullt cdohere dhe I gatshem qe te pergjigjet cdo ftese. Eshte edhe lexuesi I disa teksteve fetare te regjistruara ne studio, ka punuar 7 vite me rradhe ne studion e vete ne furnizimin e skenes tone shqiptare me materiale te ndryshme fetare, sic jane radiodrama mjaft e njohur “Dijetari dhe zullumqari”, filma te ndryshem, dokumentare, si dhe ka ndihmuar mjaft shume ne punen e talenteve te rinj per te kenduar ilahi. Tash me baba I tre vajzave dhe nja djalit, pronar I biznesit te restoranteve, aktivist ne disa fusha fetare, por, megjithate vete Fidushi cdohere thote se ilahia per ate eshte gjeja me dashur qe e ka vepruar dhe ende e vepron ne jete. Nga Bunjamin Kurtishi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani nje koment
Ju lutemi shkruajeni emrin tuaj ketu