Erduanit Hiseni

0
6

Erduanit Hiseni
Ilahist
Erduanit Hiseni i biri i Abdurahman Hisenit,ka lindur në Hannover të Gjermanisë më 18 Qershor të vitit 2001. Rrjedh nga një familje ndershme kosovare nga Prishtina – Fushë Kosovë. Jeton me familjen e tij në Geteborg të Suedisë, babain Abdurahmanin, nënën, vëllezërit Ensarin dhe Noa.
Erduani që në vegjëli e shfaqi talentin e tij me këndimin e ilahive. Ai me vëmendje i ndëgjonte të tjerët se si këndonin ilahi, në veçanti ilahistin e mirënjohur Adem Ramadanin. Ai në një rast, me zërin e tij të mrekullueshëm e mahniti edhe vet Adem Ramadanin kur i këndoi disa vargje nga ilahia e Ademit. Pastaj, me kalimin e kohës, Erduan Hiseni gjeti një përkrahje të madhe nga babai i tij, e sidomos nga xhaxhai i tij Arianit Hiseni i cili është përkujdesur shumë për Erduanin për tia inçizuar ilahitë e para të cilat e bënë të njohur dhe të popullarizuar në trojet shqiptare. Në Albumin e parë „O Zot, unë jam i varfër“, ndihmë të madhë i ka kushtuar edhe ilahisti Adem Ramadani. Sot kemi mundësi që ilahitë e Erduan Hisenit ti ndëgjojmë të shoqëruara me videoklipe profesioniste.
Ilahia e fundit ‘Dera e xhamisë’ me një mesazh udhëzues edhe domethënie të madhe pati kritika pozitive edhe u prit shumë mirë.
Puna e madhe e Erduanit po shpërblehet dhe dita-ditës zëri i tij po bëhet pjesë e çdo familje dhe shtëpie ku flitet shqip.
Të gjitha më të rejat mund t’i shikoni edhe në kanalin zyrtar në youtube e do të mundohemi që gjithmonë të iu shpërblen Erduani me ilahi në mënyrë që çdo kush që e dëgjon të mos i ndahet më fesë më të mirë në botë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani nje koment
Ju lutemi shkruajeni emrin tuaj ketu